Toronto fitoi 4-0 ndaj New York City duke marrë fitoren e tretë radhazi në MLS dhe vendin e parë në renditje me më pikë të plota. Alejandro Pozuelo u shpall lojtari i ndeshjes me dy gola të shënuar dhe një asist. Mesfushori spanjoll tregoi klas të nivelit të lartë, fillimisht në asistin për Altidore tek goli parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi me penallti, një “Panenka” perfekte që nxori totalisht blof portierin.