Prishtinë, 19 korrik – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak përmes një postimi në Twitter ka treguar se këtë mëngjes ka mbajtur takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.
Sipas tij, takimet u mbajtën për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut.
“Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin si dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, ka shkruar ai.