Prishtinë, 11 korrik – Pothuajse njëqind pjesëtarë të policisë së Kosovës pritet së shpejti të suspendohen, sepse vite të gjata, prëderisa e kryenin shërbimin, njëkohësisht në mënyrë joligjore kanë shfrytëzuar edhe mjete nga fondi për luftëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Gazeta “Koha Ditore” në edicionin e sotëm shkruan se inspektorati policor kosovar i ka dërguar shkresë drejtorit të prëgjithshëpm të policisë, me rekomandim që të suspendojë nga puna 94 policë me grada të ndryshme, të cilët vite me radhë kanë punuar, duke shfrytëzuar njëkohësisht edhe pension invalidor apo shëndetësor.
Mes tyre, siç merr vesh gazeta, ka edhe eprorë të policsë të ciltë kanë kryer hetime apo kanë punuar në operativë, e të cilët kanë shfrytëzuar pensione invalidore apo pensione për persona me probleme mentale si pasojë nga lufta.