Kiev, 2 dhjetor – Dy ushtarë ukrainas janë vrarë në lindje të Ukrainës, ka bërë të ditur sot ushtria amerikane në vetëm një javë para Samitit në Paris ku edhe njëherë do të ketë tentim për përfundimin e luftës në këtë vend, transmeton gazeta KOHA.
Sipas komunikatës së ushtrisë ukrainase, dy ushtarë janë vrarë me “material të panjohur shpërthyes” derisa kanë qenë në vijën e mbrojtjes nga sulme të grupeve proruse separatiste për “zbulim dhe sabotim”.
Shërbimi ukrainas për siguri (SBU) ka njoftuar se ushtarët e vdekur janë pjesëtarë të saj.
Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski ka dërguar ngushëllim deri te familjet e viktimave dhe ka porositur se pret të arrihet ndërprerje e zjarrit.
Më 9 dhjetor në Paris do të mbahet samit ku është caktuar bisedë mes presidentit rus Vlladimir Putin dhe kolegut të tij ukrainas Zelenski, ndërsa është arrit më ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.
Me qëllim të arrihet deri në përfundim të luftës, ku në vitin 2014 vdiqen më shumë se 13 mijë persona, ky do të jetë takimi i parë nga viti 2016 në nivel të lartë.
Marrëveshja paqësore për lindjen e Ukrainës është arrit dhe nënshkruar në Minsk në vitin 2015, ndërsa me këtë është mundësuar ulje e ndjeshme e dhunës, edhe pse komponenti politike nuk është zbatuar, me çka palët ndër-luftuese janë akuzuar njëra me tjetrën.(koha.mk)