Shitja e Galaxy S10 e Samsungut është duke shkuar shumë mirë dhe ky smartfon sapo është lansuar në SHBA, këtë të premte.
Pas lajmeve të sotshme rreth thyerjes së rekordit të para-porosive të Galaxy S10 në Britani të Madhe, ky smartfon ka thyer rekordin e para-porosive edhe në Shtetet e Bashkuara, transmeton Koha.net.
Nuk dihet se cili version i ngjyrës është më i kërkuar, por në SHBA duket se po kërkohet më shumë ai me ngjyrë të bardhë “Prism”, shkruan gsmarena. Në Britani të Madhe, më i kërkuar ishte Galaxy S10 me ngjyrë të zezë “Prism”.
Më interesante është se modeli më i shtrenjtë, Galaxy S10+, ka arritur 57 për qind në total nga para-porositjet në SHBA, e njëjta përqindje që ka raportuar GSM Arena për Britani të Madhe.