Real Madrid janë të gatshëm të diskutojnë edhe emrat e disa lojtarëve me Chelsean në një marrëveshje shkëmbimi plus të holla për yllin e tyre, Eden Hazard. Reprezentuesi i Belgjikës është një objektiv afatgjatë për gjigantët spanjollë dhe kjo gjë nuk është më një sekret. Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, klubi mbretëror janë të gatshëm të paraqesin një marrëveshje shkëmbimi për Hazard. Florentino Perez dëshiron të zvogëlojë çmimin e kërkuar nga Chelsea për yllin e Belgjikës dhe presidenti i Realit është i gatshëm të ofrojë edhe ndonjë lojtarë.
Perez dëshiron të heqë qafe të tre yjet e Realit pasi është ngopur nga ta dhe ai është i etur për të përdorur njërin prej tyre për të përfunduar marrëveshjen për Hazardin. Ndryshe, ylli belg ishte lojtari kryesor i Chelseat sezonin e kaluar kur u shpallen kampion në Ligën Premier, ndërsa edhe këtë sezon po e përjeton një sezon të mirë në aspektin individual.