Para më shumë se një dekade, Wenger e kishte parashikuar Superligën Evropiane

59

Arsene Wenger mund të konsiderohet si personi i parë që ka parashikuar se Superliga Evropiane do të formohet n të ardhmen në futboll.

Ideja duket se do të jetësohet, me 12 klube që tashmë kanë konfirmuar idenë e formimit të garës më të re në futboll.

Ishte viti 2009, kur Wenger kishte deklaruar se do të formohej një gare e re, me klubet që nuk janë të mjaftueshme me të ardhurat që kanë.

“Ndoshta në 10 vitet e ardhshme, ju do të keni një Ligë Evropiane…paratë që vijnë nga Liga e Kampionëve nuk do të jenë të mjaftueshme për disa klube”, kishte thënë ish-trajneri i Arsenalit para më shumë se një dekade.

Derisa në vitin 2018, Wenger kishte potencuar se është e pamundur që të ndahen paratë mes klubeve të mëdha dhe atyre të vogla, andaj do të krijohet një ligë e veçantë për klubet e mëdha.

“Është e pashmangshme… që të shpërndahen paratë mes klubeve të mëdha, klubet e vogla do të bëhen një problem”, kishte shtuar më tej francezi.