Në sheshin Nikola Pashiq para Shtëpisë së Kuvendit Popullor, një burrë është duke kërcënuar se do ta hedhë veten në ajër me bombë, shkruan Telegraf.rs.
M.T. (63) ka shkuar me veturën e vet rreth orës 13 deri te hyrja e Kuvendit serb, dhe po kërcënon se do të kryej vetëvrasje.
Me M.T. momentalisht është duke biseduar një pjesëtar i ministrisë së brendshme, i cili po negocion me të për ta bindur që të heqë dorë nga qëllimi i tij.
Të gjitha ekipet janë në teren, ndërsa parlamenti është evakuuar./Insajderi.com.