Paris, 22 gusht – “Jetojmë në një periudhë absolutisht historike të rendit ndërkombëtar. Jetojmë në një krizë shumë të thellë të demokracive, që paraqet krizë të përfaqësimit dhe efikasitetit në dritë të druajtjeve bashkëkohore: druajtje klimatike, druajtje teknologjike, druajtje migruese, deklaroi sot shefi i shtetit francez Emanuel Makron, dy ditë para hapjes zyrtare të Samitit G7.
Ai vlerësoi se pikërisht këto fenomene të mëdha bashkëkohore janë jashtë kornizës kombëtare.
“Ato paraqesin mënyra të reja të bashkëpunimit, por edhe përgjigje efikase, të cilat ndonjëherë kemi vështirësi t’i miratojmë… Momentin që e jetojmë, me siguri është nga shekulli 18, ndoshta është proces për fshirje. Rendi ndërkombëtar ishte ai për të cilin Perëndimi ka vendosur. Kjo hegjemoni perëndimore është nën pikëpyetje”, tha Makron.
Ai më shumë se dy orë është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nga Shoqata e shtypit të lirë. Pa kamera, pa fotografi, pa video, ndalim të Tuiterit gjatë bisedës që të lehtësohet rrjedhshmëria e bisedës, fillimisht kushtuar G7 dhe temave ndërkombëtare.
Për rolin e Francës në botë, Makron thotë se kjo temë ka “rol që lidhet me historinë e saj, me statusin e saj, ndërsa kjo është ajo fuqi e baraspeshës.”Ne nuk jemi vend i harmonizuar. Ky nuk është temperamenti ynë, Madje edhe nëse kemi aleatë, ne duhet ta ruajmë dhe ridefinojmë aftësinë tonë të bisedojmë me të gjithë”, thotë ai. (koha.mk)