Para dhjetë viteve pothuajse ishte duke vdekur nga plumbi, kurse sot ai është një doktor i përkushtueshëm në misionin për t’i shpëtuar të tjerët. Nganjëherë jeta na ndryshon në mënyrë aq dramatike, si kjo storie mbijetese e cili u kthye në një mision për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Kevin Morton Jr. Ishte qëlluar në stomak nga një kriminel në vitin 2007, derisa ishte duke hyrë në makinën e tij afër një restoranti. Ai u dërgua urgjentisht në spital. Gjendja e tij ishte e rëndë dhe mjekët kishin thënë se mundësitë për të shpëtuar janë vetëm 10 për qind. Me ndihmën e mjekëve, ai u rikthye në jetë për të nisur karrierën e tij si mjek. Për shkak të komplikimeve në operacion, ai nuk mund të hante, kështu që ushqehej vetëm përmes një gypi, për një vit të tërë. Mjeku Dharti Sheth Zelmanski ishte kirurgu që mori pjesë në operacionin e Kevinit, ai kontribuoi që ta sjellë atë në jetë dhe ta kthejë përsëri në person normal dhe të shëndetshëm. Kevin pas kalimit të kësaj ngjarjeje në vitin 2007, iu dha një shansë për të çuar misionin e tij deri në fund. Ai u kthye në kolegjin Oakland në vitin 2009 dhe mori mësime shtesë në Mikrobiologji dhe Biokimi. Pastaj në vitin 2012 mori MCAT dhe u pranua më vonë në kolegjin e Michiganit, në Universitetin e Mjekësisë Osteopatike dhe zgjodhi për të specializuar kirurgjinë e përgjithshme.