Gjykatësi Sportiv ka skualifikuar Lucas Paqueta për tre ndeshje për episodin që ka parë të përfshirë brazilianin e Milanit në sfidën ndaj Bolognas. Paqueta, që pas kartonit të verdhë për reagim ndaj kundërshtarit, nuk është falur për shkak se ka prekur dorën e arbitrit në momentin kur i ka nxjerrë kartonin dhe si pasojë ka ardhur i kuqi.
Sipas rregullores, dy ndeshje për kartonin e kuq direkt, dhe njëra që shtohet si pasojë e kundërpërgjigjes së futbollistit kuqezi ndaj një arbitri.
Pra, Milani duhet të bëjë pa brazilianin në këtë fund sezoni, sidomos në garën për Champions League. Milani do ta apelojë vendimin.