Real Madridi ka barazuar në derbin ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-1. Los Blanocs ishin skuadra më e mirë në fushë, por nuk ishin aspak konkret para portës kundërshtare. Takimi filloi me dy shanse të mira nga Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa Antoine Griezmann u përgjigj me një gjuajte të bukur nga distanca, por Keylor Navas nuk u befasua dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë. Goli i vetëm nga vendasit në këtë takim u shënua nga Pepe në minutën e 52-të, ku portugezi gjuajti bukur me kokë pas në harkimi nga Toni Kroos. Por, i disponuari për lojë Griezmann doli në skenë dhe atë në momentin kur të gjithë po mendonin se Atletico nuk kishte forcë për të barazuar rezultatin. Francezi shënoi barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 85-të pas asistimit nga Angel Correa. Pas këtij barazimi Reali vazhdon në vendin e parë me 71 pikë, dy më shumë se Barcelona në vendin e dytë, kurse Atletico në vendin e tretë me 61 pikë. Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Gijon, kurse Atletico kundër Osasunës.