Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, duhet të shikohen kapacitet e BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj apo për fillimin e bisedimeve, tha sot Ambasadori i Francës Kristian Timonie. Megjithatë ai shton se vendet e Ballkanit Perëndimorë kanë ende shumë punë për zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe nuk cek dot një datë fikse se kur mund të hapen bisedimet me Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Tani duhet të vlerësohet nëse përparimi i bërë është i mjaftueshëm dhe të shihet se në çfarë gjendje është Unioni Evropian dhe kapacitetin e tij për të përfshirë anëtarë të rinj. Por gjithashtu meqë nuk bëhet fjalë për përfshirje të menjëhershme në BE, të shihet kapaciteti i saj për hapjen e bisedimeve. Mund të flasim për atë se a do të bëhet fjalë për përparim avancim në bazë të vjetërsisë ose përmes meritës dhe me shumë gjasë vendimin që do ta marrin vendet anëtare do të jetë kombinim i të dyve- deklaroi Kristian Timonier- ambasador i Francës në Shkup.
Sipas profesorit Miarjan Gjurovski, Maqedonia i ka bërë detyrat e shtëpisë, por gjasa më të mëdha për hapjen e bisedimeve ka nëse ndahet nga paketa më Shqipërinë. Gjurovski shton se edhe pushteti por edhe opozita duhet të lobojnë vazhdimisht për perspektivën e vendit.
Marrja e datës për fillimin e bisedimeve nuk varet nga vendi ynë por vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sepse ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Shtyrja eventuale e datës për fillimin e bisedimeve nuk duhet të rrisë euro skepticizmin në shtetin tonë. BE nuk guxon të harrojë këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor sepse me anëtarësimin e Maqedonisë mbyllet një pyetje e rëndësishme e stabilitetit- tha Marjan Gjurovski- profesor Universitar.
Këto qëndrime u thanë në debatin me temë “ Ndikimi i zgjedhjeve në BE ndaj procesit për integrim të Ballkanit Perëndimorë me theks të veçantë ndaj Republikës se Maqedonisë së Veriut”.