Shkup, 6 shtator – Shkalla e papunësisë në kuartarlin e dytë të vitit 2019 u ul në 17,5, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas të dhënave të publikuara numri i personave të papunë në vend është 168.180 persona, ndërsa numri i të punësuarve 794.283 persona.
Shkalla e aktivitetit në kuartalin e dytë është 57,1 për qind, shkalla e punësimit 47,1, ndërsa shkalla e papunësisë është 17,5.
Shkalla e papunësisë në kuartalin e parë ishte 17,8 për qind, ndërsa në fund të vitit 2018, ishte 20,7 për qind.