Shkup, 6 dhjetor – Niveli i papunësisë në tremujorin e tretë të këtij viti është ulur në 17,1 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të publikuara, numri i personave të pa punë në tremujorin e tretë është 164.702 persona, ndërsa numri i të punësuarve është 799.564 persona. Popullsia aktive në vend është 964.248 persona.
Niveli i papunësisë në krahasim me tremujorin e fundit është ulur për 0,4 për qind, pasi që ishte 17,5 për qind, ndërsa në tremujorin e parë 17,8 përqind. Në fund të vitit të kaluar niveli i papunësisë ishte 20,7 për qind.