Papakosta e gatshme ta votojë Marrëveshjen e Prespës

Athinë, 4 tetor – Ne do ta matim marrëveshjen dhe në peshoren tonë do të peshojë një gjë: interesi nacional thotë zëvendësministrja e Mbrojtjes Civile të Greqisë, Katerina Papakosta, e cila deri vitin e kaluar ishte anëtare dhe deputete e Demokracisë së Re, ndërsa tani lidere e partisë së sapoformuar NEO dhe e cila gjatë rikonstruktimit të fundit, u bë pjesë e Qeverisë greke.

“Do ta marim marrëveshjen, ndërsa kriteri ynë do të jetë interesi kombëtar. Nëse marrëveshja i shërben interesit kombëtar, do të jemi pozitivë, nëse nuk i shërben do të jemi negativë”, thotë zëvendësministrja në një intervistë për televizionin grek Antena.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Papakosta i hodhi poshtë spekulimet se ka marrë pozitë ministrore në Qeveri që të votojë për marrëveshjen e Prespës.

“Nga momenti kur NEO merr pjesë në Qeveri, gjithsesi do t’i japim besim Qeverisë, kjo është njëra anë, ndërsa tjetra është marrëveshja vetë vetiu”, thotë Papakosta.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Civile sqaron se kjo marrëveshje “para së gjithash i dedikohet vendit fqinj dhe do të duhet të shohim se si ajo do të vendosë të ecë përpara” dhe transmetoi vlerësimin e saj, se pa pasur informacione konkrete ajo personalisht nuk e përjashton mundësinë që në fund të ketë “skenar për një marrëveshje të llojit të ndryshëm nga ai i sotmi”.