Athinë, 23 janar – Vetëm mirë mund t’i ofrojë Greqisë vendi fqinj edhe nëse nuk do të ekzistonte, do të duhet ta shpiknim, tha deputeti i Grekëve të Pavarur, Tanasis Papahristopulos, i cili është me qëndrim të pandryshuar lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, në fjalimin e tij në Parlamentin grek, konfirmoi se do të votojë për ratifikiminin, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Qeshin në Evropë. Ua them këtë drejtpërdrejtë. A është IRJM-ja është kërcënim për Greqinë? Qeshin ata që e dëgjojnë. Vendi i cili, pothuajse nuk ka ushtri dhe ka 7 për qind nga BPV-ja greke. Ndarjen e saj e duan për Shqipëri të Madhe dhe Turqi të Madhe. Mendimi im është edhe të mos ekzistonte IRJM-ja do të duhej ta shpiknim. Vetëm mirë ka që t’i ofrojë vendit. Kjo Qeveri, e cila e hodhi poshtë mundësinë për pasivitet, ka guxim”, tha Papahristopulos.
Ai, në fjalim porositi se nuk duhet të harrojë se shkronja “M” në IRJM do të thotë Maqedoni, sepse disa shtiren se nuk e dinë ose nuk e dëgjojnë këtë.