Athinë, 26 mars – Grekët e Pavarur nuk heqin dorë nga pozicioni i tyre kundër përdorimit të termit “Maqedoni” në emrin e vendit tonë. Këtë, edhe një herë e përsëriti Madalena Papadopulu, zëdhënësja e partnerit më të vogël të koalicionit në Qeverinë greke, duke folur për televizionin “Skaj”.
“Ne si Grekë të Pavarur nuk pajtohemi me cilindo qoftë emër që do ta përmbajë termin “Maqedoni” apo fjalë të përngjitura, Ky është pozicioni i Grekëve të Pavarur të shprehur nga dita e parë. Ky pozicion është i qartë dhe nuk ndryshohet”, tha Papadopulu.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, zëdhënësja e Grekëve të Pavarur, tha se ndryshimet kushtetuese dhe irredentizmi janë pikat kryesore në negociata, derisa ndërkaq e pyetur për atë nëse sipas saj do të arrihet marrëveshje dhe do të arrijë në Parlamentin grek, Papadopulu thotë se nuk i duket se është lehtë për “Shkupin ta pranojë atë që e kërkon pala greke.
Zëdhënësja e Grekëve të Pavarur, sqaroi se me deklaratën e Aleksis Ciprasit për Maqedonia e Epërme, në përgjigjen e korrespondentes së MIA-s nga Brukseli, në konferencë për shtyp, kryeministri grek ka dhënë një shembull, e jo propozim konkret.