Bruksel, 28 nëntor – Në deklaratën për MIA-n, eurodeputeti grek i Syryza-s, Dimitros Papadimulis, pas takimit me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Andrej Zhernovski. shfaqi bindje se Marrëveshja e Prespës do të miratohet në të dyja vendet.
“Diskutimi ynë u zhvillua rreth ngjarjeve lidhur me marrëdhëniet e të dyja vendeve tona dhe situata e përgjithshme në Ballkan. Pikë e përbashkët është nevoja, por edhe optimizmi, nëse jo edhe siguria, se Marrëveshja e Prespës do të kompletohet, fillimisht në IRJM në janar, ndërsa pastaj në Greqi, sepse të dyja palët e kanë verdiktin dhe përpjekjen e nevojshme politike. Kjo do t’i përforcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të japë nxitje të re për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillim të dobishëm reciprok në Evropën Juglindore”, deklaroi Papadumulis për MIA-n.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, ai konsideron se kjo marrëveshje do të jetë në dobi të të gjithë Evropës.
“Bashkëpunimi në më shumë nivele midis të dyja vendeve në ekonomi, infrastrukturë, sipërmarrësi, turizëm, kulturë do të sjellin rezultate të dukshme dhe do të jetë shembull për bashkëpunim dhe pajtim për të gjithë rajonin dhe të gjithë Evropën”, thotë Papadimulis.
Për të është me rëndësi që BE-ja dëshiron ta përshpejtojë rrugën evropiane për vendet e rajonit