Papa Françesku ka shkarkuar nga detyra dy peshkopë në Kili për shkak të akuzave për abuzim seksual ndaj të miturve. Vatikani bëri publik njoftimin për peshkopët Francisco Jose Cox Huneeus dhe Marco Antonio Ordenes Fernandez pas takimit me presidentin e Kilit.
“Nuk mund të bëhet ankesë mbi këtë vendim”, u tha në njoftim. Më shumë se 100 klerikë katolikë po hetohen në Kili pasi akuzohen për abuzime seksuale. Të 34 priftërinjtë e Kilit kishin ofruar dorëheqjen në maj pas skandalit. Në shtator Papa shkarkoi nga detyra priftin Fernando Karadima, 88 vjeç për abuzim me të mitur.