Papa sheh pamjet e torturave ndaj emigrantëve në Libi: Mendoni për ta! (FOTO)

6

‘Avvenire’ raporton se Papa Françesku ka parë një video të vuajtjeve të këtyre të rinjve teksa po kthehej nga Irlanda në Romë, vetëm pasi pa se filmimet se ishte autentike dhe jo një montazh i rëndomtë

 

Gazeta e peshkopëve “Avvenire” ka botuar disa imazhe të një videoje, të regjistruar fshehurazi në telefon që dokumenton torturën e shkaktuar ndaj emigrantëve në Libi. Fotot që qarkullojnë tashmë në mediat italiane kanë zbuluar vuajtjet dhe mizoritë e të rinjve dhe fëmijëve afrikanë duke u rrahur dhe fyer, si dhe duke u varur me kokë poshtë dhe duke iu nënshtruar torturave të paimagjinueshme.

‘Avvenire’ raporton se Papa Françesku ka parë një video të vuajtjeve të këtyre të rinjve teksa po kthehej nga Irlanda në Romë, vetëm pasi pa se filmimet se ishte autentike dhe jo një montazh i rëndomtë. ‘Avvenire’ raporton se këta njerëz po përjetojnë vuajtje të mëdha në Libi, një vend i përshkruar nga zv/kryeministri Matteo Salvini si “i sigurt”. “Pashë një video në të cilën ju shihni se çfarë ndodh me ata që janë kthyer”, iu tha Bergoglio gazetarëve.

Papa, në fakt, kishte kohë që e dinte se njerëzit afër tij ishin në posedim të videos që tregon për kushtet mizerabël të mijëra të burgosurve në fushat e trafikantëve të njerëzve, të cilët torturohen.

Papa Françesku pohoi për gazetarët që e pyetën pasi pa videon se duhet të merren masa që para se emigrantët të kthehen në vendin e tyre të origjinës, të merren në konsideratë kushtet ku ata do të jetojnë dhe sesi do të trajtohen.

Ai tha se nëse dikush nuk pranon ose nuk beson tregimet që lidhen me emigrantët, janë këto fotografi që tregojnë situatën reale. Papa kërkoi ndjesë ndaj viktimave të keqtrajtimit dhe tha se nuk mund të injorohen vuajtjet e këtyre njerëzve. Fotot janë konfirmimi se Libia nuk është “strehë e sigurt” për ata që largohen nga uria dhe luftërat dhe hapin një skenar të ri për çështjen e emigracionit në Europë.

Comments are closed.