Papa kurorëzoi një çift në aeroplan

Papa Francescho kurorëzoi një stjuardesë dhe një stjuard në një avion gjatë një fluturimi nga Santiago në qytetin Ikike, në veri të Kilit.

Nusja dhe dhëndri thanë “po” të enjten në mëngjes, pasi ata i thanë papës se ishin martuar në komunë, por kurrë nuk kishin mund të kurorëzoheshin në kishë, për shkak të tërmetit që goditi Kili në 2010, transmeton AP.