Vatikan, 22 korrik – Papa Francisku në letrën e dërguar deri te presidenti i Sirisë, Bashar al Asad ka shprehur brengosje për shkak të situatës humanitare në vend dhe apelon që t’i jepet fund luftës tetëvjeçare.
Papa në letrën kërkon edhe kthim të sigurt të miliona personave të shpërngulur, veprim human me të burgosurit politik dhe vazhdim të negociatave për zgjidhje politike të konfliktit.
“Në zemrën e kësaj iniciative është brengosja e papës Francisko për shkak të situatës humanitare në Siri, posaçërisht në provincën Idlib”, deklaroi sekretari shtetëror i Vatikanit, kardinali Pjetro Parolin.
Asad, pasi e mori letrën nga papa, deklaroi se është me rëndësi të bëhet presion ndaj shteteve të cilat i përkrahin kryengritësit, të cilët dëshirojnë ta rrëzojnë nga pushteti.(koha.mk)