Podgoricë, 8 tetor – Kreu i Kishës katolike, papa Françesku, vitin e ardhshëm do t’i vizitojë tri vende të Ballkanit Perëndimor. Këtë e përmendi presidenti malazez, Millo Gjukanoviq pas takimit me papën.
Në një deklaratë për Radio Televizionin e Malit të Zi (RTCG), Gjukanoviq nuk saktëson cilat janë këto vende, por tha se në këtë turne nuk është përfshirë vizita në Mal të Zi nga papa.
Megjithatë, presidenti malazez tha se “nuk ka dilemë” se kreu i kishës katolike të Romës pas turneut në rajon “do të gjejë kohë ta vizitojë Malin e Zi dhe në këtë mënyrë të tregojë respekt ndaj kapitalit të madh moral që e ka Mali i Zi, ndërsa ajo është cilësia e fondit multikulturor dhe multietnik.