Papa Françesku ka thënë se prindërit fëmijët e të cilëve tregojnë shenja të homoseksualizmit që në moshë të re, duhet të marrin ndihmië nga psikiatrët, transmeton gazetametro.net
Derisa ka folur pas kthimit nga Irlanda, Papa ka thënë se prindërit nuk duhet t’i dënojnë fëmijët homoseksual, mirëpo ka shtuar se mund të bëhen shumë gjëra të tjera me ndihmën e mjekëve.
“E para që duhet të bëjmë është të lutemi, jo t’i dënojmë, të krijojmë dialog, t’i kuptojmë, t’ua dhurojmë hapësirën e nevojshme bijave dhe djemëve tanë”, ka thënë Papa kur u pyt se çfarë duhet të bëjnë prindërit me fëmijët homoseksualë.
Ndërsa, ka shtuar edhe se injorimi i këtyre fëmijëve ëshë një gabim shumë i madh i prindërve./gazetametro.net