Vatikan, 12 dhjetor – Papa Françesku shkarkoi tre kardinalë nga kabineti i tij joformal , prej të cilëve dy janë të akuzuar për abuzim seksual.
Siç kumtoi Vatikani, papa nën tetor ka dërguar letër deri te kardinali kilian Havier Erasuriz, kardinali austriak Xhorxh Pel dhe kardinali i Kongos Loren Monsegne Pasinja, duke u shprehur falënderim për shërbimin e tyre.
Erasuriz është i akuzuar në Kili se “ua ka ruajtur shpinën” priftërinjve të cilët janë përshirë në skandal me abuzim seksual, derisa ka qenë në pozitën kryepeshkop në kryeqendrën kiliane Santiago. Ai e ka përgënjeshtruar këtë akuzë.
Pel është i akuzuar për abuzim seksual dhe para gjykatës në Austri e ka përgënjeshtruar akuzën.
Sipas kumtesës së Vatikanit, anëtarët e kabinetit joformal të papës kanë kërkuar nga ai në shtator të mendojë për përbërjen e kabinetit të tij të ardhshëm.