Romë, 5 mars – Papa Françesku sot nga aeroporti në Romë, u nis në një vizitë historike në Irak.
Ai do t’u bëjë apel të krishterëve në Irak, të cilët janë gjithnjë e më pak në atë vend, të qëndrojnë dhe të ndihmojnë në rindërtim pas luftës dhe ndjekjes shumëvjeçare.
Në qendër të Bagdadit janë vendosur bilborde me imazhin të papës për mirëseardhje të kryetarit të Kishës Rimokatolike, me titull “Të gjithë jemi vëllezër”.
Ministri irakian i Punëve të Jashtme Fuad Hyseini deklaroi se irakianët me padurim e presim “porosinë për paqe dhe tolerancë” të papës.
Në prag të vizitës në Irak, papa Frençesku tha se shkon në pelegrinazh të qetë pas shumë viteve luftë dhe terrorizëm.
Papa gjithashtu shfaqi dëshirë “të lutet së bashku…me vëllezërit dhe motrat e traditave të tjera fetare”, duke theksuar se popullin irakian e konsideron si “një familje e vetme e myslimanëve, hebrenjve dhe të krishterëve”.
Papa të dielën do të mbajë meshë në Erbil, ndërsa gjatë vizitës treditore do të takohet edhe me funksionarin me të lartë shiitë në Irak.
Kryetari rimokatolik ka insistuar të udhëtojë edhe krahas rritjes së numrit të të infektuarve me virusin korona në Irak dhe shqetësimin e për sigurinë e tij.