Papa Françesku drejtpërdrejt para vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut më 7 maj në Shkup, u dërgoi porosi të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
“Pasi që vendi juaj u bë i pavarur. Selia e Shenjtë dëshironte me ju të vendosë marrëdhënie miqësore dhe diplomatike. Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë edhe në Evropë, edhe në mbarë botën, të zhvillohet kultura e daljes në ndihmë, kultura e vëllazërisë, dhe unë do të vij mes jush, ta mbjell këtë farë. Jam i sigurt se vendi juaj është i mirë, se do ta pranojë këtë farë dhe do të marrë fryte”, qëndron në porosinë.
Bukuria e veçantë e vendit tuaj, thekson Papa Françesku, ka të bëjë me kulturat e ndryshme, etnitetet dhe religjionet që jetojnë në të. Gjithsesi se bashkëjetesa nuk është gjithmonë e lehtë, e dimë këtë, thekson, por vlen të bëhet përpjekje, sepse mozaikët më të bukur janë ata që kanë shumë ngjyra, thotë Papa Françesku.
Në porosinë thekson se vizitën e tij ia përkushton edhe një shenjtoreje të madhe, bijë e vendit tuaj, Nënë Tereza, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila përmes Hirit të Perëndisë, u bë e misionare e guximshme e Mëshirës së Krishtit në botë, duke dhënë ngushëllim dhe dinjitet të më të varfërve mes të varfërve.(koha.mk)