Shkup, 13 dhjetor – Kryetari i Kishës katolike të Romës, papa Françesku më 7 maj të vitit të ardhshëm do të vizitojë Republikën e Maqedonisë, ka bërë të ditur pres shërbimi qeveritar.
“Shenjëtaria e tij, papa Françesku duke pranuar ftesën e autoriteteve më të larta të shtetit dhe të Kishës katolike do të realizojë vizitë në Republikën e Maqedonisë më 7 maj të vitit 2019, me çka do të vizitojë Shkupin, vendlindjen e Nënë Terezës së shenjtë”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.
Para Maqedonisë, papa Françesku prej 5 deri më 7 maj do të qëndrojë në Bullgari ku do t’i vizitojë qytetet Sofje dhe Rakovski.