Seul, 15 tetor 2018 – Lideri i Partisë Demokratike të Koresë së Jugut në pushtet “Bashkë” tha se Papa mund të vizitojë Korenë e Veriut vitin e ardhshëm, njofton Jonhap.
Li Hae-çan, kryetar i asaj partie njoftoi se ka informata se papa Françesku dëshiron ta vizitojë Korenë e Veriut pranverën e ardhshme.
Presidenti i Koresë së Jugut Mun-Xhae-in është për vizitë në Evropë ku pritet t’i dorëzoj ftesë Papës nga lideri i Koresë së Veriut për vizitë në Phenian.