Papa Françesku i ka dhuruar 250 000 euro Kishës libaneze pas shpërthimit katastrofik të portit në Bejrut, njoftoi sot Vatikani.
“Kjo është një shenjë e afërsisë atërore të pontifit ndaj personave në vështirësi serioze”, e përshkroi Vatikani dhurimin.
Gjatë një Auditori të Përgjithshëm, të mërkurën në Romë, Papa u lut për Libanin, duke kërkuar që me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare të kapërcejë krizën serioze që po kalon.