Vatikan, 25 dhjetor – Kryetari i Kishës Rimokatolike, papa Frabçesku sot në mesazhin tradicional për Krishtlindjet “Për qytetin dhe botën” (Urbi et orbi) theksoi se dallimet mes njerëzve duhet të shihet si një pasuri, e jo si rrezik, duke bërë thirrje për pajtim në rajonet ku ka përleshje.
Në fjalimin para një numri të madh të besimtarëve në sheshin “Shën Pjetri” në Romë, papa bëri apel në “vëllazëri mes njerëzve me ide të ndryshme, të aftë të respektohen dhe dëgjohen mes vete”.
Duke u përqendruar në problemin me migrimin, ai tha se “Zoti do dashuri, pranim dhe respektim të njerëzimit tonë modest, të ndarë në raca, kultura dhe gjuhë të ndryshme”.
Papa bëri thirrje në ripërtëritjen e dialogut midis izraelitëve dhe palestinezëve që të gjendet zgjidhje për kontestin. Ai nga bashkësia ndërkombëtare të punojë në gjetjen e zgjidhjes politike në konfliktin në Siri dhe për dhënin fund luftës qytetare në Jemen.
Ai apeloi edhe për unitet në Nikaragua dhe Argjentinë, për ndihëm e mijëra migrantëve dhe personave të dëbuar në Afrikë dhe për “paqe me respektimin e të drejtave të të gjitha kombeve” në Ukrainë.