Një letër me 25 faqe e firmosur nga 40 priftërinj e studiozë katolikë i është dërguar Papa Franceskut më datë 11 gusht, në këtë letër ata e akuzojnë atë për “7 herezi” mbi publikimin e dokumentit të tij apostolik “Amoris Laetitia” (Gëzimi i Dashurisë) pas Kongresit mbi sfidat e familjes, mbajtur së fundmi në Vatikan. Për arsyen se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për letrën e dërguar, personat që e kanë firmosur kanë vendosur ta publikojnë në sitin online “Correctiofilialis.org.” E ndërsa numri i personave që kanë fimosur letrën ka shkuar nga 40 që ishin në fillim, në 62. Letra mban titullin “Correctio filialis de haeresibus propagatis” (Korrigjime ndihmëse për shkak të përhapjes së herezive) dghe tradicionalistët e krishterë akuzojnë Papa Françeskun se ka mbështetur 7 pozicione heretike që kanë lidhje me martesën, jetën morale e sakrimentet e familjes duke shkaktuar përhapjen e pikëpamjeve heretike në Kishën Katolike. Gjithashtu ndikimi i dukshëm i ideve të Martin Luther te Papa Françesku është një tjetër çështje e cila i shqetëson personat që kanë firmosur letrën. Letra tregon se si Martin Luther King, themeluesi i protestantizmit, kishte ide mbi martesën, shkurorëzimin, faljen dhe ligjin hyjnor që korrespondon me ato që populli e ka promovuar me anë të fjalës, veprës dhe mosveprimit. Ajo gjithashtu vë në dukje lavdërimin e qartë dhe të pashembullt të dhënë nga Papa Françeskut. Konservatorët e Kishës mendojnë se Papa Françesku në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ka lejuar që të besohet se bindja ndaj ligjit të Zotit mund të ishte dhe e pamundur ose e padëshirueshme, dhe se Kisha duhet ndonjëherë të pranojë dhe kurorë shkeljen mes personave praktikantë të besimit katolik. Mes firmave të kësaj letre janë dhe ish Presidenti i Bankës së Vatikanit Ettore Gotti Tedeschi, dhe Kreu Superior i Vëllazërisë PIO X Bernard Fellay. Asnjë Kardinal nuk ka firmosur këtë letër dhe pas publikimit të dokumentit të Papa Franceskut mbi Familjen, disa nga ata shprehën publikisht dyshimet e tyre. Gjatë ditës së sotme Sekretaria e Vatikanit ka bllokuar nga kompjuterët e Selisë së Shenjtë ëeb sitin ku ishte publikuar letra akuzuese ndaj Atit të Shenjtë duke informuar se “hyrja në këtë faqe interneti është bllokuar në përputhje me politikat e sigurisë institucionale.”