Papa Françesku ka krahasuar abortin me një “vrasës me pagesë”.
Këtë e ka thënë të mërkurën në fjalimin e tij javor në sheshin “Shën Peter”, ku ka shtuar se aborti nuk është metoda për zgjidhjen e problemeve.“Si mund të lejohet një veprim që merr një jetë që pret të dalë në dritë, të pafajshme dhe të pambrojtur?”, ka thënë ai.Lideri i 1.3 milionë katolikëve në botë tha se prindërit nuk duhet të refuzojnë të lindin as fëmijët e sëmurë.“Kur gjatë shtatzënisë prindërit e kuptojnë se fëmija i tyre është i sëmurë, ata duhet të tregojnë afërsi, solidaritet të vërtetë dhe forcë për t’u përballur me realitetin. Ata shpesh marrin këshilla të nxitueshme nga doktorët që ta ndërpresin shtatzëninë”.Edhe pse Françesku njihet më liberal se paraardhësit e tij, ai nuk i ka ndryshuar mësimet e kishës për planifikimin familjar dhe orientimin seksual, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.Këtë vit ai kundërshtoi një projektligj për legalizimin e abortit në Argjentinë, qëndrim i cili shkaktoi protesta të përkrahësve të abortit.