Vatikan, 24 tetor – Papa Françesku bëri thirrje për tolerancë ndaj refugjatëve dhe paralajmëroi që të kihet kujdes me rreziqet nga populizmi, duke e përmendur diktatorin nazist Adolf Hitler.
“Të rinjtë duhet të mësojnë për historinë e luftërave botërore në shekullin 20-të, “që të mos e lejojnë gabimin e njëjtë dhe të dinë si përhapet populizmi”. Të rinjtë duhet të dinë si fillojnë këto probleme. Nuk mund të jetojmë duke përhapur urrejtje, paralajmëroi papa Françesku lidhur me daljes së librit të ri për mençurinë e të moshuarve.
Në ngjarjen në Vatikan, një grua e moshuar, e cila u ligjëron gjuhë italiane emigrantëve, përmendi se sa është e shokuar nga reagimet gjithnjë e më të ashpra ndaj emigratëve.