Bagdad, 28 shkurt – Vizita e Papa Françeskut në Irak nuk do të shtyhet, edhe pse ambasadori i Vatikanit në Irak, i cili duhej të luante rol të rëndësishëm në ardhjen e tij në vend të paralajmëruar për javën e ardhshme, është pozitiv për koronavirusin.
Ambasadori, kryepeshkopi Mitja Leskovar, i cili duhej të ishte figura kryesore gjatë vizitës së Papës më 5 deri 8 Mars, deklaroi se ai dhe disa anëtarë të tjerë të Ambasadës së Vatikanit në Irak të cilët janë pozitivë në virus po ndihen mirë dhe janë në vetizolim.
Leskovar tha se për shkak të sëmundjes së tyre, programi i Papës nuk do të shtyhet dhe se gjithçka do të shkojë sipas planit.
Është planifikuar që Papa Françesku të premten ta fillojë vizitën katërditore në Irak, e para e papës në këtë vend pas një kohë të gjatë.