Vitet e fundit një skandal i madh ka plasur Kishën Katolike, ku priftërinj dhe peshkopë janë akuzuar për abuzim seksual me murgeshat. Së fundmi edhe vetë Papa Françesku ka pranuar për herë të parë që priftërinjtë dhe peshkopët abuzuan seksualisht me murgeshat në të kaluarën. Dhe tha se është i vendosur të bëjë më shumë për të luftuar këtë problem.
Rastet e murgeshave të abuzuara janë raportuar në Indi, Afrikë, Evropë dhe në Amerikën e Jugut, dëshmi se problemi nuk kufizohet në një zonë të caktuar gjeografike. Çështja bëri bujë vitin e kaluar pasi një murgeshë akuzoi një peshkop të Indisë, pasi ishte përdhosur në mënyrë të përsëritur, një rast që shkaktoi pakënaqësi të madhe brenda Kishës Katolike të vendit. Duke folur për gazetarët: ‘A duhet të bëjmë diçka më shumë? Po. A e kemi vullnetin? Po. Është një rrugë që ne kemi filluar tashmë ‘, tha Papa Françesku gjatë kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Françesku tha se Papa Benedikti XVI kishte ndërmarrë veprime kundër një ‘Urdhri francez’, pasi disa prej murgeshave ishin kthyer në ‘skllave seksuale’ në duart e priftërinjve.
“Nuk është se të gjithë e bëjnë këtë, por ka pasur priftërinj dhe peshkopë që e kanë bërë. Dhe unë mendoj se po vazhdon akoma, sepse nuk është se u zbulua njëherë dhe gjithçka ndalon. Ajo vazhdon. Dhe prej disa kohësh ne kemi punuar në ta ndaluar”, shtoi ai. Në nëntor, organizata që përfaqësonte të gjitha urdhrat fetare katolike në botë, Bashkimi Ndërkombëtar i Superiorëve të Përgjithshëm, publikisht e denoncoi ‘kulturën e heshtjes dhe fshehtësisë’ që pengonte murgeshat të flisnin jashtë dhe u kërkoi ‘motrave’ të raportonin abuzimin në polici.
Dhe vetëm javën e kaluar, revista “L’Osservatore Romano”, identifikoi kulturën e klerit tw gjithëfuqishëm si fajtor. Revista, ‘Women Church World’, vuri në dukje se skandali përfshin një pasojë: murgeshat u detyruan të abortonin fëmijët e priftërinjve.