Shkup, 21 tetor – Përgjigja e Qeverisë për t’u ballafaquar me krizën në vend ishte në kohë. Kishte dhe ende ka përgjigje, por është e qartë se duhet të vazhdojë, tha drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend Masimiliano Paoluçi.
“Në Maqedoninë e Veriut, si në çdo vend, ka ndikim nga pandemia ndaj ekonomisë dhe ky ndikim varet nga kapaciteti i vendit. Masat më të hershme dhe më të fuqishme do të zvogëlojnë ndikimin, veçanërisht tek të rrezikuarit. Autoritetet kanë janë përgjigjur, duke përfshirë përgjigje në kohë në resurse. Ndonjëherë ka vonesë, sepse kemi pasur zgjedhje, të cilat gjithashtu kanë pasur ndikim të caktuar në vazhdimësinë dhe shpejtësinë e dorëzimit, por ka pasur përgjigje dhe ka akoma dhe është e qartë se përgjigja duhet të vazhdojë dhe të përgjigjet se si të vendosen pozicionet ekonomike në një mënyrë të qëndrueshme”, deklaroi Paoluçi në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ambasadoren britanike Rejçell Gallouej.
Ai tha se masat në këtë kohë duhet të kenë qëllim dhe veçanërisht të marrin parasysh kategoritë e cenueshme.
Potencoi se duhet të vazhdohen politikat në të cilat shëndeti do të vendoset në radhë të parë, sepse nëse nuk i kushtohet vëmendje shëndetit do të ketë rritje të ndikimit të aspektit ekonomik të pandemisë, janë ndërhyrjet e Qeverisë që janë të nevojshme në këtë kohë dhe që ne duhet të përqendrohemi në reformat që janë kryesore për rinovimin, mbështetjen dhe rritje.