Mesfushori i kombëtares sonë Eros Grezda nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Maqedonisë. Gjatë qëndrimit në hotel Grezsa është ndjerë keq për shkak të helmimit të ushqimit dhe me shumë gjasa nuk do të jetë as në stol, ose do të qëndrojë sa për numër.
Gjithsesi, Grezda me shumë gjasa nuk do të luante titullar, pasi trajneri Kristian Panuçi po planifikonte që dje Jahmir Hykën në formacion.
Mbrojtja nuk do të pësojë ndryshime, në mesfushë priten Kukeli, Abrashi dhe Memushaj, ndërkohë që Hyka e Roshi do të jenë nga krahët, në mbështetje të të rikthyerit Armando Sadiku.
FORMACIONI I MUNDSHËM
BERISHA – HYSAJ, AJETI, MAVRAJ, AGOLLI – KUKELI, ABRASHI, MEMUSHAJ, HYKA, ROSHI – SADIKU