Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka publikuar sot listën e futbollistëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që do të luajë Shqipëria. Ndeshjen e parë, kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshja e dytë e Kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri – Uells, e cila do të zhvillohet më 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.
Përndryshe, lista në fjalë është e stërmbushur me futbollistë nga Kosova. Futbollisti i fundit kosovar që i është bashkuar Shqipërisë është Ardian Ismajli, bashkë me të janë bashkuar edhe Loret Sadiku e Kastriot Dermaku. Ismajli vendosi të largohej nga Kosova, ku edhe ishte kapiten i grupmoshave, U-21, për ta përfaqësuar Shqipërinë.