Ndonëse gazetarëve u tha se jeni të pa informuar në lidhje me aktivizimin e Ergys Kaçes, sot Christian Panucci ka bërë prapakthehu. Trajneri i ekipit Kombëtar ka thirrur mesfushorin Ergys Kaçe, për të qenë pjesë e përfaqësueses për ndeshjen kundër Skocisë, që do të luhet nesër. Ndonëse lajmi nuk është dhënë zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, është mesfushori që zbulon grumbullimin e tij me ekipin kombëtar. Kaçe ka publikuar një foto në profilin etij “instragam”, ku shfaqet në dhomën e hotelit së bashku me portierin e Kombëtares Thomas Strakosha.
Është e qartë se foto është e bëra tani, pasi uniforma që mbajnë veshur dy futbollistët është ajo e këtyre ditëve. Pas kësaj fotoje, lajmi për grumbullimin e Ergys Kaçes është konfirmuar zyrtarisht, por as këtë herë jo nga FSHF. Ka qenë prezenca e futbollistit në seancën stërvitore të paradites në “Elbasan Arena”, që mbyll përfundimish dilemat për rikthimin e mesfushorit në kombëtare. Thirrja me urgjencë e Ergys Kaçes tregon edhe njëherë paqartësi të stafit teknik të ekipit përfaqësues. Ky veprim lë shumë për të dëshiruar, pasi futbollisti i talentuar humbi një javë stërvitje me ekipin Kombëtar gjatë fazës përgatitore. Pas stërvitjes në Elbasan, skuadra do të niste drejt Skocisë për të pritur të hënën për zhvillimin e ndeshjes. Edhe në këtë sfidë synimi do të jetë i qartë, marrja e tre pikëve ndaj një kundërshtari, që në ndeshjet e fundit ka pasur probleme. Gjithsesi grumbullimi i Kaçes pritet të shoqërohet me ndryshime në modulin e lojës të ekipit tonë.