Shkup, 28 tetor – Doktor Nikola Panovski sonte në “Vetëm e Vërteta” në Kanal 5 paralajmëroi se nëse nuk merren masa në Maqedoni deri në dhjetor, do të kishte 10,000 të vdekur nga Covid – 19, dmth çdo ditë do të kishte 100 funerale vetëm nga ata që vdiqën nga koronavirus, shkruan gazeta KOHA.
Nëse supozojmë se kemi 5,000 raste aktive, të cilat, sipas virulencës së virusit nëse është 2-3, pra nëse një pacient mund të infektojë dy ose tre të tjerë, atëherë në tre muajt e ardhshëm do të kishim më shumë se 10,000 të infektuar në ditë.
Por ky është skenari i zi, nëse nuk ka masa. Çfarë do të ndodhte me ekonominë nëse në një moment do të kishim 100,000 të infektuar. Kjo do të thotë që 100,000 njerëz nuk do të shkojnë në punë dhe nuk ka nevojë për karantinë që ata të qëndrojnë në shtëpi. Ata thjesht do të jenë të sëmurë – tha Panovski, transmeton gazeta KOHA.
Por, ky është skenari i zi që Panovski tregon se mund të ndodhë nëse nuk ka masa.(koha.mk)