Panik në SHBA, pas letrës higjienike mungon dhe ketchupi

31

Karantina dhe izolimi për shkak të pandemisë shkaktoi panik te shumë njerëz për sigurimin e produkteve të nevojshme për të kaluar ditët mbyllur në shtëpi. E kështu pas letrës higjienike, miellit dhe dezinfektantëve, një tjetër produkt është çdo ditë e më pak i gjendshëm në raftet e supermarketeve dhe ai është “ketchup”-i.

Edhe pse gjatë vitit të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prodhuar më shumë se 300 mijë tonë salcë të kuqe, tashmë ajo është kthyer në një produkt shumë të kërkuar dhe sidomos paketimet e vogla. Kërkesa e madhe ka gjetur të papërgatitur dhe kompaninë Heinz, e cila tashmë ka vendosur të hapë një fabrikë të re për të rritur prodhimin me 25%.