Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur afër Repsit, ndërsa nga flakët e mëdha mjeti është shkrumbuar plotësisht.
Nga të dhënat, raportohet se zjarri nuk ka lënë persona të lënduar, pasi pasagjerët kanë mundur të zbresin me shpejtësi.
Mësohet se autobusi i djegur ka qenë i linjës Kosovë-Shqipëri, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik.