Boston, 27 shtator – Rreth 100 persona janë evakuuar, ndërsa dy shkolla janë mbyllur për shkak të rrjedhjes të gazit në Lorens, qytet në shtetin amerikan Masaçusets, i cili u godit vitin e kaluar nga një seri shpërthimesh gazi dhe zjarresh.
Shefi i shërbimit lokal të zjarrfikësve, Brajan Moriarti tha se rrjedhja e gazit është vërejtur rreth orës 3,15 sipas kohës lokale.
Në lagjen e goditur, furnizimi me gaz dhe energji elektrike është ndërprerë.
Kryetari i qytetit Lorens, Den Rivera, deklaroi se dy shkolla janë mbyllur.