Bruksel, 19 mars – Rreth 40 persona janë evakuuar nga godina në afërsi të selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel, pasi që kompanisë i është dërguar një kërcënim për bombë të vendosur në godinë.
Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Kire deklaroi se kanosja është dërguar me telefon nga një zyrë konsultante e lidhur me Komisionin Evropian.
Ajo theksoi se kanosja për bombë është marrë shumë seriozisht.
Pjesë të veçanta të rrugëve janë mbyllur, ndërsa policia po përdor edhe qentë gjurmues.