Brisbane Roar dhe Adelaide United kanë argëtuar tifozët australianë teksa janë shënuar tetë gola në ndeshjen e A-League paraditen e së enjtes. Me trajnerin e ri Robbie Fowler që po shihte nga stoli për të parën herë pas emërimit të tij, teksa ndeshja ishte 2-2, vendasit fituan një penallti në minutën e 60’. Përsipër e mori francezi Eric Bautheac, i cili vendosi të tentonte një “Panenka” tepër të çuditshme. Për fatin e tij të mirë, topi shkoi në rrjetë, por me siguri nuk e ka bërë me paramendim.
Just as well Bautheac had 'God' in the stands, because this could have gone horribly wrong… 😅 pic.twitter.com/8Wb5NgeAwX
— FOX Sports Football (@FOXFOOTBALL) April 25, 2019