Gjenevë, 9 gusht – Ushqimi i bazuar në mish dhe prodhime të qumështit dhe hedhje të ushqimit të tepërt kontribuojnë për shumicën e rreziqeve të lidhura me ndryshimet klimatike, thuhet në raportin e Panelit ndërqeveritar të KB-së për ndryshime klimatike. Ky trup shkencor ka për qëllim t’i inkurajojë konsumatorët t’i ndryshojnë shprehitë para se të jetë shumë vonë.
Paneli ndërkombëtar për ndryshime klimatike angazhohet për ndryshim global ndaj konsumit të drithrave, pemëve dhe perimeve dhe më pak konsum të mishit, duke theksuar se kjo do t’i zvogëlojë emisionet e gaseve të dëmshme dhe toka pjellore mund të shfrytëzohet në mënyrë tërësisht të qëndrueshme.
Shkencëtarët thonë se kohë më parë e kanë braktisur idenë në mënyrë eksplicite t’i “shtyjnë” njerëzit të bëhet veganë ose vegjetarianë. Ata besojnë se nëse individët e ulin konsumin e mishit, me përpunim të sipërfaqes më të vogël të vendit mund të ushqejë shumë më shumë banorë të planetit tonë.
“Ne nuk i këshillojmë njerëzit të ndalojnë të konsumojnë mish, sepse në disa vende ata thjeshtë nuk kanë zgjidhje tjetër. Megjithatë, është e dukshme se vendet perëndimore reagojnë shumë në këtë”, thotë profesori Pit Smith, ekolog nga Universiteti britanik në Aberdin.
Në dokumentin e përpunuar nga 107 shkencëtarë nga Paneli ndërqeveritar të KB-së për ndryshime klimatike, thuhet se, nëse shfrytëzohen në mënyrë më efikase, vendi do të mund të pranojë më shumë karbon sesa që e lëshojnë njerëzit.