Në organizim të Shoqatës së Studentëve të diplomuar nga Republika e Turqisë sot në Shkup do të mbahet panel diskutim me temë “Perceptimi i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë”, në të cilin do të mbajë fjalim edhe ish kryeministri turk dhe deputet nga Konja, Ahmet Davutogllu.
Siç paralajmëruan organizatorët, në panelin tema e të cilit e përpilon bashkëpunimin intensiv shumëdekadësh ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë do të flasin edhe Ilija Dimovski – koordinator i Grupit të parë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Stevo Pendarovski – deputet dhe profesor ordinar në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup, Muedin Ristemi, ish ambasador i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Turqisë dhe Eser Xhevahir, anëtar i Këshillit Drejtues të “Xhevahir Holding”.