Shkup, 19 maj – “Lidershipi në politikë, biznes dhe sport: A ka emërues të përbashkët?”, ishte temë e panel diskutimit i cili sot u mbajt në organizim të Qendrës Presidenciale për Arsim Politik dhe Maqedonia 2025, ndërsa në të cilën fjalim patën presidenti Stevo Pendarovski, lideri kanadez i biznesit me origjinë maqedonase Xhon I.Bitov, kryesuesi dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Obelysk, bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Maqedonia 2025, liderja maqedonase e biznesit Angellka Peeva Laurençiq drejtoreshë ekzekutive e Imixh PR dhe hendbollisti maqedonas Borko Ristovski.
Duke folur për sfidat nga pandemia e Kovid-19, presidenti Pendarovski përkujtoi periudhën kur ishim shteti i vetëm në Evropë me Kuvend të shpërbërë dhe Kabineti i presidentit ishte institucioni i vetëm funksional. Në ato momente, theksoi, duhet të bisedohet me shumë njerëz dhe të merret vendim.
“Nxitimi është gabim krucial. Duhet të bisedosh me shumë njerëz, të kesh guxim për marrjen e vendimit dhe marrjen e përgjegjësisë. Duhet të dëgjohen ata, të cilët me argumente të kritikojnë më të shumti”, tha presidenti Pendarovski, duke theksuar se nga kjo periudhë ka leksione të cilat duhet të mësohen.
Në kuadër të Qendrës Presidenciale për Arsim Politik janë bërë edhe disa iniciativa për tejkalimin e disa problemeve në funksionimin e sistemit.
“Ne kemi ligje të shkëlqyera në shumë sfera, por zbatim të dobët. Nuk është lider njeriu i cili udhëhiqet vetëm nga rejtingjet. Politikan i cili udhëhiqet nga anketat nuk është lider. Me padurim e pres ditën kur të rinjtë nuk do të kujdesen për atë se cila parti politike është në pushtet, ose kush është president i shtetit. Ditën kur sistemi thjeshtë do të funksionojë pandërprerë, pa dallim se kush është në pushtet”, porositi Pendarovski.
Në diskutim, siç kumtuan organizatorët, u potencua rëndësia e lidershipit në sfera të ndryshme profesionale (politikë, biznes dhe sport), stile të lidershipit dhe lidership i bazuar në vlera.
“Ky ishte sesion shumë informativ për lidership dhe si të jemi aktiv në jetë dhe punë. Temat e përfshira për atë se si të jemi udhëheqës i mirë ishin të rëndësishme, por diskutimet për mësim nga gabimet, si të përballeni me stresin, si dhe për menaxhim me ekip, është me rëndësi që t’i dëgjojmë qëndrimet e udhëheqësit tjetër”, theksoi Xhon Bitov.
Në kuadër të panelit ishte konstatuar se lidershipi është faktor kyç për zhvillim në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe vetëm me inkurajimin e tij te të rinjtë mund të pritet zhvillim i qëndrueshëm dhe progres.
“Çka është lidership? Lidership është kur je fëmijë t’i ndash sheqerkat me shokët. Lidership është si tinejxher e udhëheq grupin i cili do të hapë tema të rëndësishme, ndërsa kur je në moshën e pjekurisë ta mbash përgjegjësinë për vete dhe për të tjerët edhe kur fitohet edhe kur humbet. Tingëllon thjeshtë, ndërsa megjithatë është rrallë. Kriza e lidershipit është temë botërore. Është mirë që diskutojmë për këtë. Të kthehemi në vlerat themelore, prej tyre fillon gjithçka”, theksoi Peeva Laurençiq.
Në panel në temën për lidershipin në sport foli edhe sportisti maqedonas, Borko Ristovski, i cili theksoi se në sport lidership nënkupton që t’i keni punët nën kontroll në disa nivele.
“Lidershipi është proces i cili ka vazhdimësi dhe e zhvilloni përgjatë viteve. Unë personalisht nuk e konsideroj veten lidë, por konsideroj se të gjithë ne në një pjesë të jetës kemi qenë liderë. Që të bëheni lider duhet të jeni të suksesshëm, të sinqertë dhe të ndershëm dhe të jeni pozitivë në punën e tyre”, theksoi Ristovski.
Moderatori, Nikica Mojsovska Bllazhevski, drejtoreshë kryesore ekzekutive e Maqedonia 2025 përfundoi se lideri i mirë ka përgjegjësi të ndihmojë, të kthejë drejtë bashkësisë, dhe të japë shembull të tjerëve, siç është rasti me katër panelistët në këtë diskutim.
Panel diskutimi është ngjarje e organizuar në kuadër të trajnimit të lartë për zhvillim të aftësive afariste dhe ndërmarrësisë “projekti Lider” që organizohet nga Maqedonia 2025 dhe Ajvi Biznes Shkolla (Ivey School of Business) në Universitetin Perëndimor në Kanada.